Shqip | English
 

Përse në Shqipëri?!



A mundet që një qytetar i huaj të blejë pronë në Shqipëri?

Po, të gjithë shtetasit e huaj mund të blejnë pasuri të paluajtshme në Shqipëri duke e regjistruar atë direkt në emrin e tyre individual ose në një strukturë, kompani apo partneritet.


Cilat janë kostot e transaksionit?

- Tatimi mbi të ardhurat nga transaksioni paguhet nga SHITËSI në masën 10 % të diferencës së çmimit të shit-blerjes të shënuar në kontratën e re dhe çmimit të shit-blerjes ne kontratën e mëparshme të SHITËSIT.
(Çmimi për njësi (m2) në kontratën e fundit, nuk duhet të jetë më i ulet se çmimi i referencës së Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, ZVRPP)

- Pagesa 3% për agjencinë
(kjo pagese ndahet; 1% nga BLERESI dhe 2% nga SHITESI)

- Pagesa 1 % e Noterit
(ndarja e kësaj pagese negociohet midis SHITESIT dhe BLERESIT) Kosto të tjera si përkthime e shërbime të tjera kancelarie kanë tarifa të negociushme.


Cili është procesi i blerjes dhe si?

Blerja e një pronë është një proces i hapur. Pasi palët bien dakord për çmimin dhe për mënyrën e pagesës, ata nënshkruajnë Kontratën e Shit-Blerjes të hartuar, nga noteri. Një noter është i paanshëm për blerësit dhe shitësit dhe është përgjegjës për detyrat qe ai ka; verifikimi i Titullit te Pronësisë, kontrolli i regjistrit themelor të Pasurisë. Përgatitja e kontratave të blerjes dhe Sigurimi i kushteve të drejta të kontratës për kalimin e pronësisë, deri në regjistrimin e kontratës ne ZRPP ). Të dyja palët duhet të jenë të pranishëm në noteri në nënshkrimin e kontratës ose, përndryshe, mund të përfaqësohet nga një palë tjetër nëpërmjet një Prokure të Posaçme.


A ekziston garancia hipotekore në Shqipëri?

Po, Megjithëse bankat shqiptare kanë qenë të kujdesshëm në vitet e fundit, Marrja peng e një pasurie, veçanërisht në rastin e të huajve, mund të jetë një proces i gjatë burokracie. VARET nga vlera e pronës qe vendoset kolateral në bankë për të kredituar deri ne masën 70% të vlerës së saj, pasi blerësi të ketë parapaguar jo më pak se 30% të çmimit të shit-blerjes. Të gjithë aplikantët duhet të japin deklaratë për pagesën e taksave në tre vitet fundit, të paraqesin kontratën e punësimit dhe të pagave, llogari rrjedhëse bankare, vërtetime të aseteve, etj. Bankat shqiptare shikojnë me preference të huajt që transferojnë apo hapin biznesin e tyre në Shqipëri.


Cilat janë shpenzimet për menaxhimin dhe mirëmbajtjen e ambienteve të përbashkëta?

Kjo varet nga lloji i pasurisë. Për objektet e banimit, të gjitha shpenzimet për menaxhimin e pronës, mirëmbajtjen dhe riparimin janë përgjithësisht të ndara mbi njësi apartament. Shpenzimet për menaxhimin e pronës janë zakonisht 10-20 euro për njësi në muaj. Tatimi mbi Qira është në masën 10% të qirasë mujore dhe paguhet nga Pronari – Qiradhënësi. Ne disa raste Tatimi 10% mund të mbahet në burim nga Qiramarrësi dhe të paguhet prej tij duke e zbritur nga qiraja mujore.


Për të mësuar më shumë për Shqipërinë

Siperfaqja e Shqiperise eshte 28.748 km2. Popullsia e Shqiperise eshte rreth 4,000,000 banore. Jane me teper se 2.000.000 Shqipetare etnike ne Kosove, qindra mijera ne Maqedoni dhe ne Malin e Zi dhe rreth 2.000.000 ne Shtetet e Bashkuara, Itali, Zvicer, Gjermani, Greqi dhe Kanada. Rreth 70% e popullsise mendohet te jete jo- fetare ose jo-praktikante. Pjesa tjeter jane 20% Mysliman, 6% Ortodoks dhe 4% Katolik.

Tirana zyrtarisht ka 750,000 banore (ndonese numri real mund te jete shume me i larte). Tirana mbulon nje hapesire prej 42 km2 dhe shtrihet ne 110 m mbi nivelin e detit, ndonese dy male me lartesi 1612 m dhe 1828 m bejne pjese ne komune. Tirana ka rreth 30,000 studente.


Histori

Rreth shekullit VII, p.e.s. ILIRET (paraardhesit e dikurshem te kombit Shqipetar) themeluan ate cfare eshte sot SHQIPERIA.

Ne 229-168 Romaket munden Iliret dhe vendosen protektoriatin e Ilirise. Perandoria Romake u nda ne vitin 395 te eres sone dhe territori i sotem i Shqiperise u perfshi ne Perandorine Lindore (Bizantine).

Ne vitin 1385, Otomanet e pushtuan Shqiperine. Qeverisja e tyre zgjati mbi 500 vjet.

Ne vitin 1443, Skenderbeu, prijesi Shqipetar, zhvilloi nje lufte per pavaresi kundra Otomaneve e vazhdoi per 25 vjet, deri ne vdekjen e Skenderbeut ne vitin 1468.

Ne vitin 1830 Otomanet shtypen autonomine e Shqiperise.

Ne Nentor 1912, Shqiperia shpalli pavaresine ne Vlore.

Ne vitin 1925 Ahmet Zogu u be president i Republikes se re dhe ne vitin 1928 Zogu shpalli mbreterine dhe u vete kurorezua Mbreti Zog.

Ne Nentor 1944 - merr pushtetin Fronti Nacional Clirimtar, i udhehequr nga Komunistet .

Ne 1968 Shqipëria tërhiqet nga Traktati i Varshavës. Shqipëria kultivon marrëdhënie me Republiken e Kinës.

Ne 1978 udheheqesi e denon edhe Kinen si revizioniste dhe mbetet pa miq. -Kryetari i partise Enver Hoxha vdes ne Prill te 1985. Lideri i partise Komuniste Ramiz Alia shpall demokratizim te matur ne Mars. -Reforma vjen ngadale.

Ne Dhjetor 1991- Themelohet Partia Demokratike. Gjate vitit 1992- Rrenimi ekonomik behet i qarte kur mijera Shqipetare mobilizojne anijet per te kerkuar azil ne Itali. Ne Mars 1997 filloi kolapsi i shkaktuar nga mashtrimi e me pas rrezimi i skemave piramidale.

Ne Qershor 1997, zgjedhjet parlamentare, te mbajtura në mes te trazirave në mbare vendin, rezultojne ne nje fitore derrmuese te Socialisteve. Presidenti Berisha, i akuzuar si fajtor per lejimin e lulezimin e skemave piramidale, jep doreheqjen.

Në Mars 1999 - NATO-s nisi luftën ajrore në Jugosllavi. Lufta e ktheu Shqiperine ne baze te operacioneve te NATO-s. Ne Maj te ketij viti 500,000 Kosovare vershuan drejt vendit.

Ne 2006 - Shqiperia nenshkruan Marreveshjen e Stabilizim Asocimit me BE-ne, hapi i pare ne drejtim te bashkepunimit me te ngushte te Shqiperise me Bashkimin Europian.

Ne Prill 2009- Shqiperia i bashkohet Traktatit te NATO-s. Ne Dhjetor 2010- BE-ja njofton udhëtimit pa viza te shqiptarëve drejt vendeve Shengen.

Ne Tetor 2012 Komisioni Evropian i ka rekomanduar vendeve anëtare dhënien e Statusit Kandidat për Shqipërinë, duke hapur rrugën drejt anëtarësimit në BE



Studime & Publikime


Analiza e Tregut te Pasurive te Paluajtshme

Eshte nje studim i kryer mbi te dhenat e Agjensise 1st Real Estate - Immobiliari e cila ka si per qellim tju vije ne ndihme Institcioneve Financiare Kredidhenese, Vleresuesve te Pasurise se Paluajtshme si dhe Individeve te cilet duan te perllogarisin vleren e prones qe zoterojne ose duan te blejne. ...Lexo me shume >>


Multi-Unit Apartment Buildings in Albania

Prepared for: Conference on "Real Estate Research in Central East and Southeast Europe" 15th and 16th of January 2004 Vienna, Austria. By J. David Stanfield and Artan Dervishi, with Romeo Sherko. Terra Institute, Mt. Horeb, Wisconsin Land Tenure Center, University of Wisconsin - Madison ...Lexo me shume >>


A real estate lesson from thousands of miles away (real estate brokerage in Albania)

It's a long day at the office for Artan Dervishi, a 35-year-old native of Tirane, Albania, who until three years ago was the manager of the Tirane opera house. In 1992 he established Immobiliari Agency Tirane, one of the few real estate companies in the country's capital and largest city. Dervishi's company, ...Lexo me shume >>


Immovable Property Markets in Metropolitan Tirana, Albania

Author: David Stanfield, Malcolm Childress, and Artan Dervishi. This paper is an output of the Land Market Action Plan in Albania, implemented by the Project Management Unit of the Immovable Property Registration System and the Coordinative Working Group (Tirana, Albania), with support from the Government of Albania ...Lexo me shume >>



 

Copyright ©. All rights reserved 1st Real Estate. Design by ENIAC